Skerdi sjell këngën e re “Tradhtare 2”

13 mars 2020 | 22:38

Është publikuar projekti i shumëpritur i reperit nga Shqipëria, Skerdi.

“Tradhtare 2” titullohet kënga e tij e re, e cila vjen si vazhdimësi e “Tradhtare” që e solli në dhjetor të vitit 2017.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, dhe pasqyron një tradhti mes një çifti ashtu edhe siç mban titullin kjo këngë.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet artisti shqiptar, kurse për producimin është përkujdesur Bini Nebihu.

Për videon u kujdes Jaydee dhe në klip protagonistë janë: Jetart dhe Ilda.

Këngën mes tjerash e gjeni në YouTube, ndërsa reagimet e para janë shumë pozitive nga admiruesit e muzikës së Skerdit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sonte…