KQZ-ja nuk anulon zgjedhjet, Podujeva voton nesër

14 mars 2020 | 12:28

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se nesër do të mbahen zgjedhjet në Podujevë.

Ajo ka theksuar se për këtë është konsultuar me të gjitha institucionet relevante dhe ka kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë ato rekomandime shëndetësore.

“Në emër të KQZ-së kam komunikuar me të gjithë institucionet relevante, ISHPK-në, Presidencën përfaqësues të Qeverisë. Nga Instituti nuk ka ndryshim të rekomandimeve që na janë dërguar ditë më parë dhe ne do të vazhdojmë sipas planit operancional. KQZ-ja nuk është institucion shëndetësor. Ne mbështetemi në rekomandimet e tyre dhe nuk ka të bëjë me përgjegjësinë tonë nëse ndodh diçka. Deri në momentin kur kemi ndonjë rekomandim tjetër nuk do të ndryshohet”, ka thënë Daka.

“I lus të gjithë ata që nesër do të jenë në qendrat e votimit t’i përmbahen udhëzimeve tona dhe të mos krijojnë tollovi. Ne i kemi marrë të gjitha masat parandaluese dhe do të jenë të gjitha ato që janë të nevojshme sipas Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon të rritet numri i lojtarëve të prekur në Itali…