PANIKA

14 mars 2020 | 13:24

Lulzim Tafa-

(Kosovë, 1999, 2020)

Corona virusi nuk është

Edhe aq i keq sa thonë

Fëmijët

Nuk i vret edhe aq

Shtëpinë nuk ma djeg

As librat

Lule as pemë nuk prekë

Ani…

S’ka lidhje mushkëritë

Kollitja të bënë mirë nganjihërë

Ta nxjerr pështymën

Prej ashti

Corona virusi

Nuk është edhe aq i keq

Siç ishte Paramilitari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), Naser Ramadani,…