Haxhiu: Sot u instalua një praktikë e rrezikshme në Kuvend

14 mars 2020 | 19:34

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se praktika e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku në mënyrë tinëzare u kalua mocioni për kalimin e buxhetit me procedurë të përshpejtuar, është e rrezikshme.

Këto akuza ajo ia ka ngarkuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se kjo është një tradhti nga ana e shumicës ndaj opozitës.

“Kam qenë në takim dhe ajo që sot u instalu kryetare… ju keni ra në ndikimin e kujtdo qoftë. Ju sot keni instalu një situatë të jashtëzakonshme që është shumë e keqe. Ju tradhtuat, ngase po të donim mos me ardh ne e kishim shprehë në takim. Ju nuk ishit serioz në asnjë moment, por kontrabanduat”, tha ajo.

Ajo tha se AAK nuk është kundër buxhetit 2020, por kundër mosparashikimit të disa projekteve dhe mosndarjes së mjeteve për të mbuluar shpenzimet e Ligjit për Paga.

“Ne nuk e kemi problem buxhetin, por problemin e kemi pse nuk ka buxhet në Ligjin për Paga, pse janë tërheqë mjetet nga projektet që tashmë ishin planifikuar”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahas tri rasteve pozitive të deritashme, sot pasdite me 14/03/2020…