Haradinaj: Qeveria e mashtrimit me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit

15 mars 2020 | 13:14

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar ka votuar buxhetin e mjerimit.

Haradinaj ka theksuar se mazhoranca ka lënë pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrfikësit. “Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit. Me nguti dhe jotransparencë votoi buxhetin i cili shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popullit të Kosovës. Për më shumë këtë herë la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë.

Më poshtë janë vetëm disa nga projektet që u hoqën nga buxheti dhe disa për të cilët u shkurtua buxheti deri në mos realizim:

– Rruga Brigada 123 – Sheshi në Suharekë;

– Shtëpia e Kulturës – Suharekë;

– Qarkorja rruga Bujar Roka, dalja për Prizren dhe tranziti i ri – Gjakovë;

– Rruga Gjakovë – Dollc – Gjakovë;

– Stadiumi – Gjakovë;

– Dalja për Pejë – Gjakovë;

– Dalja për Prizren, nuk ka mjete;

– Edhe rrugët rajonale Kralan – Jabllanicë ose Cërmjan – Meqë – Gjakovë;

– Dy projekte të reja që kanë qenë të planifikuara me kornizën buxhetore, njëri ka qenë trotuar dhe ndriçim nga termocentrali Kosoves B dhe tjetra rruga Avni Rrustemi Obiliq – Milloshevë – Obiliq;

– Lagjia Hade e Re projekt i cili ka qenë në koordinin me Ministrinë për shkak të zhvedosjes së Hades dhe Shipitullës – Obiliq;

– Rruga Hoxhë Ali Qekezi – Obiliq;

– Ruga Lumbardh – Vranoc – Deçan;

– Rruga e Pleqës – Deçan;

– Ruga Irzniq – Gllogjan – Deçan;

– Varrezat e Qytetit – Deçan;

– Projekti Belleja – Deçan;

– Asfaltimi i rrugëve ne fshatrat: Malësi e Vogël, Ratkoc, Dejnë, Vrajakë, Bratotin, Dobidol, Çifllak dhe Kramavik – Rahovec;

– Ndërtimi i rrugëve në fshatrat: Krushë e Madhe, Celinë, Fortesë, Xërxë, Nagac, Hoqë e Vogël, Brestoc, Opterushë, Zaqisht dhe Reti – Rahovec;

– Ndërtimi i rrugës Nashpall –Sapniq – Rahovec;

– Ndërtimi i rrugës Opterushë-Samadraxhë – Rahovec;

– Shtëpia Muze e Ukshin Hotit – Rahovec;

– Fshati Hoçë e Madhe – Rahovec;

– Ndërtimi i rrugës 4 korsi Rahovec –Xërxë – Rahovec;

– Renovimi i stadiumit të futbollit – Rahovec;

– Stadiumi i futbollit në Ratkoc – Rahovec;

– MOS-Ndërtimi i zonës ekonomike- Parkut Industrial tashmë të licencuar në Opterushë – Rahovec;

– Sheshi Qendror – Rahovec;

– Kolektori i ujërave të zeza – Rahovec;

– Projekti për furnizimin me ujë të pijes – Klinë;

– Asfaltimi i rrugës Klinë – Shtupel – Klinë;

– Asfaltimi i rrugës Zllakuqan-Ranoc – Leskoc – Klinë;

– Renovimi i shkollave Gllarevë, Grabanicë, Shtupel dhe Volljakë – Klinë.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Apple" do të mbyllë të gjitha dyqanet e tij, në…