Koronavirusi, Kurti: Shumë herë ju kam thirrur të dilni në protesta, tash është trimëri të qëndroni në shtëpi

15 mars 2020 | 13:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid-19

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Instagram”, Kurti ka shpërndarë videon e reperit kosovar, Capital T, i cili bën thirrje që të gjithë të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

“Shumë herë ju kam thirrë t’dilni n’protesta. Tash është trimni t’qëndroni n’shpi”, ka shkruar Kurti në mbishkrimin e videos ku shihet reperi Capital T.

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të mbyllen të kafiteritë, qendrat tregtare e të gjitha vendet ku ka fluks të madh të qytetarëve.

Vetëm marketet ku shiten gjërat ushqimore dhe barnatoret, po qëndrojnë të hapura në tërë vendin.

Ndërkohë, deri më tani, në Kosovë janë konfirmuar pesë raste me koronavirus.

https://www.instagram.com/p/B9wLlKcFrTp/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…