Shkodra i PDK-së: Qeveria Kurti i la në harresë personelin shëndetësor

15 mars 2020 | 14:20

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së dhe ish-këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Kushtrim Shkodra, ka kritikuar ashpër qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, e cila me buxhetin e vitit 2020 nuk ka paraparë asnjë rritje buxhetore për pagat e mjekëve dhe personelit shëndetësor.

Shkodra në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se në këtë kohë të pandemisë me koronavirus, mjekët dhe personeli shëndetësorë u la në harresë nga qeveria Kurti.

Postimi i plotë i Kushtrim Shkodrës:

Personeli shëndetësor që kujdeset për shëndetin e qytetarëve është lënë në harresë nga mosmarrja e vendimeve të qeverisë Kurti. Qeveria aktuale ka lënë në harresë mjekët dhe infermierët. Ata janë pa pajisje elementare përkatëse në këtë kohë krize. Duke u fshehur mbrapa gjendjes me koronavirus, Qeveria Kurti kontrabandoi buxhetin në mesnatë duke i lënë pa paga të ngritura mjekët dhe infermierët.

Nga premtimi për koeficient 6 përfundua në vetëm 4.5 € pagesë të kujdestarisë për mjekët. Sot mjekët dhe infermierët janë në krye të detyrës përsëri si përherë, por të mashtruar nga Qeveria Kurti e cila u vonua shumë në vendime.

Kanë qenë pikërisht deputetët e VV dhe LDK që nuk e votuan ligjin për paga që u siguronte rritjen më të madhe të pagave profesionistëve shëndetësorë në 20 vitet e fundit. Dje ata thjeshtë vazhduan mashtrimin me kontrabandimin e buxhetit.

Kjo është qeverisja Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prova e parë që Kina po e fitonte vërtet betejën…