Koronavirusi, Veliu kërkon nga qytetarët që mos të bien pre e dezinformatave

15 mars 2020 | 15:04

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), Agim Veliu, u ka bërë  thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që t’i verifikojnë të gjitha lajmet që i lexojnë, dhe mos të bien pre e dezinformatave dhe propagandës në kohën kur Kosova po ballafaqohet me koronavirusin.

“Qytetarë të nderuar, kujdes!!! Në këto ditë që po kalon shteti ynë dhe bota në përgjithësi, në luftën kundër pandemisë COVID-19, persona të papërgjegjshëm, me qëllim, janë duke propaganduar dhe dezinformuar me lajme të rreme dhe të orkestruara, duke u munduar të shkaktojnë panik në popullatë”.

“U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që t’i verifikojnë të gjitha lajmet që i lexojnë, dhe mos të bien pre e këtyre dezinformatave dhe propagandës. Ndërsa propaganduesit dhe dezinformuesit i paralajmërojmë se, institucionet e sigurisë janë duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe se ata do të identifikohen, dhe do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre”, ka shkruar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me dhjetëra besimtarë Hindu në Indi organizuan një festë mbrëmjen…