Gjermania, 500 miliardë euro për krizën e koronavirusit

15 mars 2020 | 15:11

Banka shtetërore për zhvillim në Gjermani, KfW, ka dhënë gati gjysmë trilioni euro për krizën e coronavirusit COVID-19, siç deklaroi në një konferencë për shtyp ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier.

Rreth 500 miliardë euro do të ofron të ndihmuar ekonominë më të madhe në Europë që të mos goditet nga kriza e rëndë që pritet.

“Nuk do të ketë kufi për kreditë që do të japë banka e zhvillimit KfW, dhe ky është mesazhi që duam të japim tani. E kemi diskutuar gjatë dhe nuk ka një shifër të saktë për të cilën mund të themi ‘nuk mund të bëjmë më shumë se kaq’. Do të jetë e pakufizuar”, tha ministri gjerman i financave, Olaf Scholz.

Ministri Scholz tha se kompanitë do të ndihmohen nëpërmjet lehtësimit të taksave, duke shtyrë pagesën e duke hequr interesat, gjë që do ta çonte ndihmën në miliarda.

“Do t’i ndihmojmë kompanitë me lehtësime taksash, të cilat do t’i ndihmojnë me pagesat në rast se kanë humbje me të ardhurat. Taksat mund të shtyhen dhe s’do të kërkohet kamatë. Janë një sërë masash që kemi marrë, të cilat po të mblidhen të gjitha bashkë shkojnë në miliarda euro që do të mungojnë nga buxheti i shtetit”, tha ministri gjerman i financës, Olaf Scholz.

Ministri shoti gjithashtu se nuk përjashtohej mundësia që shteti gjerman të blinte aksione të kompanive private për të siguruar mbarëvajtjen e biznesit gjatë krizës./euronews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi ka bërë që Kosova të jetë në një situatë…