QKUK-ja ndërprenë operacionet, përpos në raste urgjente

15 mars 2020 | 15:26

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (ShSKUK) ka njoftuar të gjithë qytetarët se, bazuar në qarkoren informative të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për t’u mbrojtur nga Covid-19, ka pezulluar, deri në një vendim tjetër, punën në ambulanca specialistike dhe ka ndërprerë programin elektiv (jo urgjent) të operacioneve dhe procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike.

“Do të trajtohen vetëm rastet emergjente. Ky vendim vlen deri në një vendim tjetër”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Interit Antonio Conte u ka bërë një mesazh…