Ministrja Bajrami: Po punojmë intensivisht për ta përgatitur mësimin online

15 mars 2020 | 15:34

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Hykmete Bajrami, ka brë me dije se janë duke punuar instensivisht për të përgatitur mësimin online, duke pasur parasysh faktin se askush s’e di sa do të zgjasë gjendja në vend si pasoj e koronavirusit.

“Qytetarë të nderuar, të dashur nxënës dhe mësimdhënës, së pari dhe mbi të gjitha është shëndeti. Duhet t’i respektojmë thirrjet për kujdes dhe të mos ketë panik. Në këtë drejtim po bëjmë gjithçka që është e mundur ta tejkalojmë dhe menaxhojmë situatën pas shfaqjes së rasteve të para me COVID-19. Ne në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit po punojmë instensivisht për të përgatitur mësimin online duke pasur parasysh faktin se askush s’e di sa do të zgjasë kjo situatë e rëndë”.

“Nuk do të jetë aspak e lehtë sepse asnjëherë me parë nuk është punuar në këtë drejtim POR kemi ndihmë nga shumë operatorë privatë dhe profesionistë të fushës, të cilët në këtë kohë kanë ofruar ekspertizën e tyre pa asnjë kompensim. Ministrisë i duhet edhe kontributi i shumë mësuesve dhe arsimtarëve për të krijuar përmbajtjen. Për çdo gjë do të informoheni me kohë”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serie A është duke përgatitur një kalendar të ri për…