Selia e Shenjtë merr vendimin: Pashkët me dyer të mbyllura

15 mars 2020 | 15:51

Ceremonitë fetare për festimin e ritit të Pashkëve do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Prefektura e Selisë së Shenjtë ka informuar sot besimtarët e krishterë se të gjitha ritet liturgjike të ditëve paraprirëse të festës së Pashkëve do të zhvillohen rregullisht në Vatikan por pa pjesëmarrejn e besimtarëve.

“Për shkak të emergjencës aktuale shëndetësore internacionale, festimet liturgjike të javës së shenjtë të pashkëve do të zhvillohen pa praninë fizike të besimtarëve” është thënë në njoftimin e Prefekturës së Vatikanit.

Rituali i festës së Pashkëve garantohet të transmetohet live në mondovizion.

Gjithashtu deri më 12 prill audienca e përgjithshme e Papa Franceskut si dhe lutja e Angelusit e së dielës, do të zhvillohen vetëm përmes transmetimit live në faqen zyrtare të informacionit të Selisë së Shenjtë.

Lutjen e sotme Papa Francesco ia dedikoj të sëmurëve nga koroanvirusi e në vecanti personave që vashdojnë të punojnë. “Me punën e tyre garantojnë funksionimin e shoqërisë; janë punonjësit e supermerkateve, framacive, transportit publik e forcat e rendit”, ka deklaruar Ati i Shenjtë./oranews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 1 000 mjekë dhe infermierë i janë përgjigjur apelit…