Krasniqi, Apostolovës: A është vlerë e BE-së kalimi klandestin i buxhetit mbrapa shpinës së opozitës?

15 mars 2020 | 16:21

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila sot gjatë ditës, nëpërmjet rrjetit social “Twitter” mbështeti miratiminne buxhetit të Kosovës mbrëmë pas mesnatës pa prezencënne opozitës.

Zyrtari i lartë i PDK-së i është përgjigjur Apostolovës po ashtu në “Twitter” duke e pyetur se a është vlerë e BE-së që ajo e përfaqëson në Kosovë kalimi klandestin i buxhetit mbrapa shpinës së opozitës.

“Mirë për ju Zonja Apostolova, për mbështetjen publike të kalimit klandestin dhe të paligjshëm të buxhetit, mbrapa shpinës së opozitës. A janë këto vlera të BE-së që mendoni të përfaqësoni në Kosovë?”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania nga nesër (e hënë) do të mbyllë kufijtë tokësorë…