Modelja e njohur mendon se është infektuar nga koronavirusi, por asnjë mjek nuk po shkon ta vizitojë

15 mars 2020 | 16:46

Heidi Klum ka shprehur se është ftohur dhe simptomat e saj janë të dridhura, ethe, kollë dhe hundë e bllokuar. Ajo po shpreson të mos jetë e prekur nga koronavirus, por nuk e ka zbuluar ende sepse dy mjekë që i ka njoftuar për ta vizituar askush nuk i ka shkuar në shtëpi.

Klum, 46 vjeç, mungoi në jurin në spektaklin “America’s Got Talent” këtë javë, për të cilën thuhej se vuante nga një ftohje e zakonshme.

Ajo ka bërë një deklaratë në “Instagramin” e saj:

“Asnjë mjek nuk ka ardhur këtu, unë thjesht nuk ndihem mirë, kështu që unë kam qëndruar në shtëpi – për të mos infektuar njerëzit e tjerë. Qëndroni të sigurt, të gjithë. Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë”, shprehet ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar kryetaren e Kuvendit,…