Anglia do të izolojë të moshuarit

15 mars 2020 | 17:02

Çdo britanik mbi 70 vjeç, i duhet të qëndrojë në shtëpi për një periudhë të gjatë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Kështu ka deklaruar sekretari i shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock.

Megjithatë kjo masë ende nuk ka hyrë në fuqi, por në momentin që të vendoset të ndërmerret ky rregull i ri, do të zgjasë për një kohë të gjatë.

Masat janë të ngjashme me ato të kohës së luftës, tha Hancock. Prodhuesve të makinave, do t’u kërkohet të prodhojnë pajisje mjekësore, dhe t’i kthejnë hotelet në spitale.

“Çdo person do të preket”, paralajmëroi ai.

Ndërsa qeveria skoceze, ka parajmëruar se nuk ka në  plan të izolon të moshuarit, por do të vijon me sensibilizim, duke u kërkuar atyre që të mos kenë kontakte fizike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundi i koronavirusit aktualisht duket si një perspektivë e largët…