Malisheva ka mungesë pajisjesh e mjekësh për përballje me koronavirusin, i kërkon ndihmë Qeverisë

15 mars 2020 | 17:37

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka kërkuar ndihmë nga Qeveria, duke thënë se kanë mungesë pajisjesh për përballje me koronavirusin.

“Kemi mungesë gati të të gjitha gjërave”, ka deklaruar ai, duke thënë se përpos kontaktit me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nuk ka pasur kontakt tjetër në nivel qendror.

Është shqetësuese për ne fakti që kemi mungesë të mjekëve”, ka thënë Begaj në konferencën e thirrur të shtypit, duke bërë të ditur se tre mjekë ndodhen në vetizolim që nga e shtunja.

“Pres angazhim më të madh dhe më të fortë”, ka thënë ai.

Begaj ka thënë se 125 persona janë evidentuar që kanë ardhur në Malishevë nga Italia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke e komentuar situatën në vend pas raportimit për pesë…