Koci: Bizneset private po mbyllen dhunshëm, Qeveria t’i qartësojë masat

15 mars 2020 | 17:47

Avokati Arianit Koci, ka kërkuar nga Qeveria të qartësojë vendimin për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vendim është duke u interpretuar gabimisht nga ana e organeve për zbatimin e ligjit.

Postimi i plotë i Kocit:

Një klienti të zyrës tonë, sot i janë mbyllur zyret në Prishtinë dhe Prizren, me pretekstin se Qeveria e Republikës së Kosovës, me Vendimin për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus, Covid 19, i datës 13.03.2020 – ka urdhëruar mbylljen e bizneseve, deri në një vendim tjetër.

Pasi që në stacionin e policisë Qendra në Prishtinë e sqarova që po interpretohet gabimisht ky vendim, dhe se duhet të mbyllen kafiteritë, restoranet, qendrat tregtare… etj, dhe ky vendim nuk aplikohet për çdo biznes, kompania u lejua përsëri të vazhdoj punën.

Duhet ta falënderoj publikisht zv.komandantin e stacionit Qendra në Prishtinë (nuk e pyeta për emër), i cili ishte në nivel të detyrës, dhe më dëgjoi me vemendje gjatë intepretimit tim ligjor.

Tani, dy zyret e kësaj kompanie, në dy qytetet, po e vazhdojnë punën.

Sidqoftë, Qeveria duhet gjithsesi t’a sqarojë në mënyrë eksplicite se kush ka të drejtë të punoj.

E ne, duhet t’i bindemi urdhërave dhe vendimeve të ligjshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Drenasit e ka demantuar lajmin që në këtë…