Limaj: Tallja e radhës e kësaj qeverie

15 mars 2020 | 22:00

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sa e papërgjegjshme është kjo qeveri, tregon më së miri nxjerrja e një rezolute në mbrojtje të territorit, të cilën nuk e votuan as vetë.

“Kjo rezolutë u votua mbrëmë më 58 vota ‘për’ dhe pesë ‘abstenime’.  Rezoluta të tilla që nuk marrin të paktën shumicën minimale në Kuvend (61 vota), japin mesazh të qartë politik se përmbajtja e tyre refuzohet dhe nuk merr mbështetjen e shumicës së deputetëve”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Në fund fare, ky është qëllimi i rezolutave për të rekomanduar objektiva apo përkushtime të Kuvendit, si mesazhe për opinionin e interesuar për temat e trajtuara në rezolutë. Ndërsa, mbrëmë mazhoranca ka dhënë mesazh se kanë dallime mes vete rreth kësaj teme dhe inkurajuan të gjithë ata të cilët janë për ndryshim kufijsh”, ka shkruar Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët në Prishtinë kanë dalë të dielën në dritaret e…