Kryetari Haliti kërkon pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor

16 mars 2020 | 11:19

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka folur për gjendjen në këtë komunë, meqenëse shtatë prej të infektuarve me koronavirus vijnë nga kjo komunë. Në një prononcim për Gazetën Express, Haliti ka thënë se e kanë situatën nën kontroll, por se kanë nevojë për pajisje mbrojtëse, sidomos për personelin mjekësor. “Situatën e kemi nën kontroll. Është qetësi, edhe qytetarët po i respektojnë urdhrat e qeverisë. Por, kemi nevojë për pajisje mbrojtëse. Sidomos për stafin shëndetësor, sepse nuk mund ta rrezikojmë ne personelin mjekësor. Ata kanë kontakt me të dyshuarit se janë të prekur me koronavirus dhe s’mund të hyjnë pa pajisje mbrojtëse”, ka thënë Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për ta shmangur ngjitjen edhe më tutje të rasteve me…