Holandezët presin në radhë për kanabis

16 mars 2020 | 11:42

Përdoruesit e kanabisit në Holandë janë parë duke pritur në radhë të gjata për t’u furnizuar me këtë substancë pasi qeveria mori vendim për mbylljen e dyqaneve që e shesin lëndën.

Shumë persona shkuan në këto dyqane për të siguruar rezerva para se ato të mbylleshin në afatin e caktuar nga qeveria, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.

Dyqanet e famshme të kanabisit janë bërë pjesë e imazhit të këtij shteti njësoj si klubet për të rritur, të cilat do të mbyllen me urdhër të qeverisë. Më tutje, nuk do të punojnë as kafenetë dhe restorantet. “Ndoshta nuk do të mund të marrim kanabis për dy muajt e ardhshëm, prandaj do të ishte mirë të kemi një sasi në shtëpi”, tha Jonathan, njëri prej blerësve.

“Miku im më thirri para disa minutave pasi e pa konferencën për gazetarë”, shtoi ky blerës.

Radhët e blerësve para këtyre dyqaneve u krijuan vetëm disa minuta pas njoftimit të ministrave të Shëndetësisë dhe Arsimit për mbylljen e bizneseve dhe shkollave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), te…