Ministrja Hajdari thotë se ka rezerva të mjaftueshme ushqimore

16 mars 2020 | 14:12

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se pas masave të fundit të marra nga Qeveria e Kosovës lidhur me koronavirusin janë nxjerr disa vendime nga kjo ministri që kanë të bëjnë edhe me mosrritjen e çmimeve.

Ajo në një konferencë për medie ka thënë se kjo çështje deri tash është menaxhuar mirë.

“Kemi raportime dy herë në ditë nga Inspektorati i Tregut të Punës. Kemi bashkëpunim me Departamentin e Rezervave Shtetërore që është duke u konsoliduar nga ministri i Financave pas miratimit të buxhetit”.

“Jemi në kontakt me Departamentin e Rezervave Shtetërore. Situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Nuk duhet të ketë panik, por duhet të ketë kujdes. Është me rëndësi që ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime publike të funksionojnë. Jemi në kontakt me KEDS-in, KEK-un, KOST-in, kompanitë ujit dhe me bizneset. Ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime komunale të kryejnë obligimet”, ka thënë Hajdari.

Më tutje, ajo ka thënë se Kosova i ka të mjaftueshme rezervat shtetërore.

“Nëse paguhen rrogat duhet të kryhen obligimet. I informoj qytetarët se rezervat shtetërore ruhen në depot tona: gruri, mallrat agroushqimore, nafta dhe barnat. Nga Inspektorati i Tregut marrim informatën se situata është në kontroll, kemi ushqime dhe rezerva të mjaftueshme”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë japonez është dënuar me vdekje rreth një sulmi…