Presidenti i Bundestagut gjerman uron kryeparlamentaren Osmani

16 mars 2020 | 14:49

Kryetarja me Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble.

Ai e ka uruar Osmanin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.

“E pres me kënaqësi bashkëpunimin me ju, në kontekstin dypalësh ose ndërkombëtar”, është thënë në telegramin e kreut të Bundestagut gjerman.

Në këtë telegram, Schäuble ka shprehur gatishmërinë që në një të ardhme të afërt ta takojë Osmanin në Berlin.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Alsat M” ka mësuar se rreth 32 shqiptarë, shtetas të…