QKUK-ja furnizohet me mbi 10 mijë litra oksigjen

16 mars 2020 | 15:14

Qendra Klinike Universitare e Kosovës është furnizuar me oksigjen përmes një kontrate të negociuar, pasi kontrata e vjetër kishte skaduar javën e kaluar.

QKUK-ja ka bërë me dije se tashmë ka në stok mbi 10 mijë litra oksigjen, por nuk ka treguar sa është kostoja e kontratës së negociuar.

“QKUK-ja ka aktualisht sasi të mjaftuar oksigjeni, në stok ka gjithsej 10 800 litra oksigjeni dhe 190 bombola me 8.5 litra”, është thënë në përgjigjen e QKUK-së.

Për shkak të situatës me koronavirus, menaxhmenti i QKUK-së ka planifikuar se në rast nevoje për trajtimin e pacientëve mund të shfrytëzohet edhe objekti i ri i Mjekësisë Sportive.

QKUK-ja ka 15 respiratorë rezervë, krahas 56 të tjerëve që i ka funksional në klinika.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Patriot Behrami nuk arriti të vazhdojë garat e boksit në…