Godin i pakënaqur në Inter, kërkon skuadër të re

16 mars 2020 | 16:33

Diego Godin në verë u largua nga Atletico e Madridit, por te Interi nuk është përshtatur me skemat e Antonio Contes.

I mësuar të luajë gjithmonë në rreshtimin me 4 mbrojtës, uruguaiani nuk po ambientohet dot në atë me 3 që aplikon Conte dhe për këtë arsye ka përfunduar i katërti në hierarki, duke mbetur pas një 20-vjeçari si Alessandro Bastoni.

Pikërisht për këtë arsye mbrojtësi u ka kërkuar drejtuesve zikaltër dhe menaxherëve të tij, që t’i gjejnë një tjetër ekip për sezonin e ardhshëm, ku të ketë mundësi të luajë rregullisht, pasi në moshën 34-vjeçare nuk ka ndërmend të pranojë bankinën dhe të aktivizohet me pikatore.

Këtë sezon me Conten, Godin ka luajtur vetëm 16 ndeshje, ndërsa 8 të tjera i ka parë nga pankina, por duke qenë se kërkon të jetë protagonist edhe në Botërorin e 2022-shit, kërkon të luajë rregullisht për të qenë në formë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimeve të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe situatës…