![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/03/BAA1341C-DB71-4BCF-8153-327B2C00A721.jpeg)
Haradinaj: Jasharët përshpejtuan kohën dhe ndërruan epokat
05 mars 2018
| 10:51
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një fjalim në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 20-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.
Haradinaj, luftën dhe sakrificën e Jasharëve e ka quajtur rast unik për liri e dinjitet.
“Disa nga më të mirët tanë zgjodhën që jetën t’ia dhurojnë atdheut, dhe përpara dorëzimit zgjodhën shpresën. Jasharët përshpejtuan kohën dhe ndërruan epokat, duke mbetur si rast unik për liri e dinjitet”, ka thënë Haradinaj