FFK-ja jep detajet e video-konferencës me UEFA-n

17 mars 2020 | 14:28

Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë detajet e video-konferencës që UEFA ka pasur sot me federatat anëtare të saj, asociacionin e klubeve dhe përfaqësues të ligave.

“Nëpërmjet videolidhjes UEFA sot ka zhvilluar një mbledhje emergjente me 55 Federatat anëtare, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe përfaqësuesit e futbollit evropian në Këshillin e FIFA-s. Federatën e Futbollit të Kosovës në këtë videolidhje e përfaqësuan presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Në këtë mbledhje nepërmejt videolidhjes, presidenti i Konfederatës Evropiane, Aleksandër Çeferin ka bërë disa propozime që janë miratuar njëzëri nga Federatat anëtare të UEFA-s, prandaj kanë dal këto vendime si mëposhtë:

Kampionati Evropian i paraparë të zhvillohet këtë vit është shtyrë për 1 vit dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri me 11 korrik të vitit 2021.

Ndeshjet e play-off për kualifikim për Kampionatin Evropian të parapara të zhvillohën në fund të marsit 2020, janë shtyer për qershor 2020. Detajet tjera do të jepen nga grupi punues i UEFA-s.

Ligat kombëtare dhe garat evropiane për klube të përfundojnë deri më 30 qershor 2020, kur është finalja e Ligës së Kampionëve. Për ligat e ranguara nga pozicioni 48-55 ku bënë pjesë edhe Kosova, afati për të përfunduar ligën është 21 qershor.

Të bëhen shtyrje në procesin e licensimit të klubeve për garat evropiane. (Detajet do të konfirmohën nga grupi punues i UEFA-s).

Poashtu është vendosur që të shtyhen edhe garat e femrave dhe kategorive të reja, kurse detajet do të pasojnë”, ka shkruar FFK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amerikanët në të gjithë vendin, janë rreshtuar në radha të…