Ali Ahmeti: NATO përfundimisht u bë, radhën e ka BE-ja

17 mars 2020 | 14:42

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se përfundimisht Maqedonia e Veriut është bërë pjesë e NATO-s.

Ai ka thënë se ky proces është rrumbullakuar me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Spanjës.

“NATO përfundimisht u bë! Urime të dashur qytetarë. Ky angazhim i joni i gjatë dhe përplot përpjekje të pandara sot u rrumbullakësua në Spanjë me ratifikimin e fundit të protokollit për anëtarësim. Në asnjë çast nuk u ndamë nga qëllimi ynë dhe asnjëherë nuk u lëkundëm nga ky përcaktim i të gjithë neve. Edhe kur të gjithë dyshuan, edhe kur të gjithë ngrenë dorë nga ky rrugëtim, ne me këmbëngulje vijuam drejtimin euroatlantik të këtij vendi, ia vlejti dhe ia dolëm. Ju falënderoj shumë për gjithë mbështetjen ndër këto vite, ndoshta ishte proces i ngadaltë, por me guxim dhe përcaktim të palëkundur, arritëm një të ardhme të sigurt. Radhën e ka Bashkimi Evropian. Datë tani!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/photos/a.559003320802873/2810625268973989/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tekelomi i Kosovës ka bërë me dije se është duke…