Kthehet prapa në Kroaci autobusi me udhëtarë nga Italia që ishte nisur për në Kosovë

17 mars 2020 | 15:02

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se sot është njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë.

Ai ka thënë se ky autobus është kthyer prapa në Kroaci, pasi ishte nisur në mënyrë ilegale.

“Nisja ishte ilegale dhe pa autorizim të Ministrisë. Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci. Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë. Për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim. Jam në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka…