PDK-ja: Qeveria Kurti i dha goditjen e radhës ShBA-së, ‘Contour Global’ largohet nga investimi miliardësh në Kosovë  

17 mars 2020 | 16:33

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron humbje të madhe vendimin e kompanisë amerikane “Contour Global” për t’u larguar përfundimisht nga Kosova si dhe heqjen dorë nga ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”.

“Kjo është një goditje e madhe për ekonominë, fuqinë e ardhshme energjetike të Kosovës dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat sot janë në stadin më të keq të tyre. Sjellja e Qeverisë Kurti në raport me njërin prej investimeve më të mëdha amerikane në vendin tonë është e papranueshme dhe po tregon që në javët e para për drejtimin e mbrapshtë që ka marrë. Fillimisht u refuzua kërkesa e qeverisë amerikane për heqjen e taksës me gjithë vendosjen e bllokadës për fondet amerikane dhe paralajmërimet për largimin e trupave amerikane nga Kosova. Ky kryeministër dhe kjo qeveri VV – LDK, po deklarohet publikisht kundër investimeve dhe interesave amerikane në vendin tonë”, është theksuar në komunikatën e PDK-së.

Më tej në komunikatë thuhet se mungesa e vullnetit politik për ta shtyrë përpara këtë projekt të madh investimi, flet edhe për mungesën e vizionit të qeverisë së tanishme për të përkrahur investimet e huaja në Kosovë. 

“Kompania amerikane “Contour Global” kishte planifikuar të investonte 1.3 miliard për ndërtimin e termocentralit të ri gjatë pesë viteve të ardhshme, si dhe do të hapeshin mijëra vende pune dhe shumë angazhim për kompani lokale kosovare”, është thënë në komunikatën e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftojmë gjithë bashkatdhetarët tonë që jetojnë jashtë Kosovës që udhëtojnë…