Administrata Trump planifikon 850 miliardë dollarë ndihmë për ekonominë e vendit

17 mars 2020 | 16:42

Administrata Trump po planifikon të kërkojë nga Kongresi qindra miliarda dollarë për të mbështetur ekonominë amerikane, pasi pandemia e koronavirus përhapet gjithnjë e më shumë duke ndikuar tek bizneset dhe konsumi i popullsisë.

“Washington Post”, së pari raportoi se paketa stimuluese do të ishte rreth 850 miliardë dollarë. Një zyrtar i lartë i administratës tha për Business Insider se propozimi është zhvilluar me shpejtësi ditët e fundit, të cilat u shënuan nga rënie historike në tregjet financiare dhe nga rritja e frikës për një recesion të mundshëm.

Propozimi mund të përfshijë uljen e taksës së pagave të cilën Trump e ka kërkuar vazhdimisht që kur shpërthimi pandemik filloi të tregojë shenja të pasojave ekonomike. Por është e paqartë se me cilën rrugë do të përballet një politikë e tillë ekonomike në Capitol Hill, ku anëtarët bipartizanë të Kongresit kanë shprehur skepticizëm për efektivitetin dhe kostot e tij.

Administrata Trump gjithashtu mund të kërkojë afro 50 miliardë dollarë për të ndihmuar industrinë e linjave ajrore pasi kjo e fundit është në prag falimentimi nga kufizimet e udhëtimeve ndërkombëtare dhe konsumatorët e shqetësuar. Industri të tjera dhe bizneset e vogla dhe të mesme gjithashtu mund të marrin ndihmë, shkruan “scantv”.

Të hënën, këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow tha se 400 miliardë dollarë ndihmë fiskale tashmë ishte duke u përgatitur, por të tjera duhet të vinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëpërmjet videolidhjes UEFA sot ka zhvilluar një mbledhje emergjente me…