Ronaldinho rrezikon qëndrimin e gjatë në burg

17 mars 2020 | 17:42

Rëndohet pozicioni i ish-futbollistit brazilian, Ronaldinho, i arrestuar në Paraguai pasi ka hyrë në këtë vend me dokumente false: hetimi i këtyre javëve hyn në një fazë tjetër, me prokurën lokale dhe i përqendruar në pistën se gjithçka mund të jetë një skemë për të ricikluar paratë dhe që është bërë edhe nga sipërmarrësja që ka ftuar Dinhon në Paraguai, Dalia Lopez.

Hetuesit do të nisin kështu procedurat për të marrë në pyetje “Gaucho” dhe të vëllai, Roberto Assis. Sipas prokurorit përgjegjës të rastit, Osmar Legal, po hetohet për lidhjet e dy vëllezërve me Lopez, e cila kishte paguar edhe biletat e të dyve për mbërritjen nga Brazili në Asunsion.

“Hipoteza jonë është që pasaportat false janë përdorur për qëllime komerciale ose për investime që nuk janë të ligjshme, por në të zezë”, ka thënë Legal. Ronaldinho do të vazhdojë të qëndrojë në burg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU) ka kritikuar ashpër qasjen e…