![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/DBF6E000-49B4-466C-9E73-F29DA14E368E.jpeg)
Kurti dhe Kosnetti diskutojnë për masat e Kosovës kundër koronavirusit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett.
Sipas njoftimit të Qeverisë, ambasadori Kosnett e përgëzoi kryeministrin për performancën e deritanishme të qeverisë, aprovimin e buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe për masat e ndërmarra dhe angazhimin e qeverisë në lidhje me koronavirusin.
“Nga ana e tij, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin, z. Kosnett, për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës. Më tutje ai theksoi se për vendin, në këto momente, është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet tërësisht vëmendje aspektit shëndetësor të njerëzve dhe vitalitetit të ekonomisë”, është bërë me dije në njoftimin e Qeverisë.
/Epoka e re/