Kërcënohet me jetë kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri

17 mars 2020 | 18:28

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është kërcënuar me jetë.

Lajmin e ka bërë me dije Tahiri përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

“Dje gjatë paradites kam pranuar dy mesazhe me përmbajtje kërcënuese për jetën time nga dy llogari të ndryshme në Facebook. Rastin e kam paraqitur në policinë e Kosovës sepse unë i besoj institucioneve të Republikës. Pasi që rasti u bë publik sot, e konsiderova të rëndësishme të bëjë këtë njoftim”, ka shkruar kryetari Tahiri.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Dje gjatë paradites kam pranuar dy mesazhe me përmbajtje kërcënuese për jetën time nga dy llogari të ndryshme në Facebook. Rastin e kam paraqitur në policinë e Kosovës sepse unë i besoj institucioneve të Republikës. Pasi që rasti u bë publik sot, e konsiderova të rëndësishme të bëjë këtë njoftim. Siç i kam thënë edhe Policisësë Kosovës, njëri nga kërcënuesit ka qenë në komunikim me strukturat drejtuese të PDK-së në Vushtrri. I bëjë thirrje subjekteve politike në Vushtrri, sidomos PDK-së të ruajnë kulturën politike tolerante dhe të mos nxisin urrejtje mbi baza politike.

Nuk kam kërkuar dhe as nuk kërkojë mbrojtje sepse konsiderojë që angazhimi ynë është në interesin e qytetit dhe të qytetarëve të Vushtrrisë dhe asnjë kërcënim nuk do të na ndalë.

I juaji,

Xhafer Tahiri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofgruar…