Mali i Zi konfirmon dy rastet e para me koronavirus

17 mars 2020 | 20:24

Mali i Zi ka konfirmuar të martën mbrëma dy rastet e para të infektimit me COVID-19.

Kjo është bërë e ditur përmes llogarisë zyrtare në “Twitter”, të qeverisë malazeze. Aty shkruan se kryeministri malazez, Dushko Markoviq, i ka konfirmuar dy rastet e para.

Kujtojmë se Mali i Zi, deri më tani ka qenë shteti i vetëm në Evropë pa raste të koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i viktimave nga coronavirusi në Itali për një ditë…