Pëkundër thirrjeve nga institucionet e Kosovës që qytetarët të mos bëjnë panik, ata po vazhdojnë me ngulm të sigurojnë rezerva të ushqimit, veçmas miellit.
![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/90129521_498463607460550_243278891949490176_n-780x439-1.jpg)
Qytetarët gjilanas insistojnë të sigurojnë rezerva të ushqimit
17 mars 2020
| 22:26
Një fluks i madh i qytetarëve është parë edhe gjatë ditës së sotme në një market në Gjilan, ku qytetarët bëjnë ‘luftë’ për të ardhur deri te një thes me miell në market.
Në fotografitë e siguruara nga portalet tona, shihen qytetarët e Komunës së Gjilanit, teksa nuk e respketojnë fare distancën prej 2 metrash të vendosur nga Qeveria e Kosovës, në këtë kohë kur është shpallur gjendje emergjente shëndetësore.