Katër basketbollistë të Brooklynit me koronavirus

17 mars 2020 | 22:37

Katër lojtarë të Brooklyn Nets kanë dalë pozitiv në testet për koronavirus, ka bërë të ditur skuadra e NBA-së të martën mbrëma.

“Njëri prej lojtarëve ka simptoma, ndërsa tre tjerë jo”, ka njoftuar klubi amerikan i basketbollit. “Të gjithë katër lojtarët janë të izoluar dhe nën kujdesin e përgjegjësve”.

Te Nets tani po shikojnë për personat që kanë qenë në kontakt me katër të infektuarit, duke përfshirë edhe kundërshtarët e fundit. Klubi po bashkëpunon me autoritetet përgjegjëse për hapat e mëtejmë.

“Të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit janë këshilluar që të izolohen dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me mjekët e klubit. Shëndeti i lojtarëve tanë dhe i stafit është prioritet. Ekipi po bënë çdo gjë të mundur që katër të prekurit të kenë tretmanin më të mirë të mundshëm”. Tashmë janë shtatë raste të njohura me koronavirus në NBA.

Rudy Gobert, Donovan Mitchell dhe Christian Wood janë lojtarët që ishin prekur më herët. Brooklyn Nets nuk ka bërë të ditur emrat e lojtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë…