Anëtarët e administratës së Putinit po testohen për koronavirus

18 mars 2020 | 10:14

Anëtarët e administratës së presidentit rus Vladimir Putin janë duke u testuar për koronavirusin si masë paraprake, tha sot zëdhënësi i Putinit, Dmitry Pesksov, për mediat shtetërore.

Peskov shtoi se gazetarët që planifikojnë ta mbulojnë udhëtimin e Putinit në Krime sot po testohen gjithashtu për koronavirus dhe tha se gazetarët që kishin udhëtuar së fundmi jashtë Rusisë duhet ta shmangin aplikimin për akreditim për ngjarjet e ardhshme që përfshin Putini.

Kremlini ka kontrolluar temperaturat e të gjithë gazetarëve që mbulojnë ngjarjet e presidentit Putin për rreth një javë, shtoi media shtetërore ruse RIA.

Rusia ka 114 raste të konfirmuara, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Vetëm dje Putini tha që qeveria ruse kishte arritur ta sillte përhapjen e koronavirusit “nën kontroll”, edhe pse rastet në vend vazhdonin të rriteshin.

Rusia ka mbyllur kufijtë e saj me Kinën, ka kufizuar fluturimet drejt dhe nga Bashkimi Evropian dhe do t’i mbyllë pjesërisht dhe selektivisht kufijtë e saj për ardhjet e huaja të mërkurën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një virolog francez ka deklaruar se e di si ta…