Mane ndihmon vendlindjen e tij ta luftojë koronavirusin

18 mars 2020 | 12:08

 

Sadio Mane njihet si një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij, teksa shpesh ka rezultuar vendimtar për Liverpoolin me golat apo asistimet e tij për skuadrën.

Megjithatë, përveçse një lojtar shumë i mirë, sulmuesi është edhe një njeri i madh në jetën jashtë fushave të lojës.

Shpesh herë senegalezi e ka treguar se pavarësisht pozicionit në të cilin ndodhet tani, ai kurrë nuk e harron vendlindjen e tij, teksa çon ndihma të shumta për ta.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe tani, që në gjithë botën është duke u përhapur Koronavirusi. Mane ka dhuruar 40 mijë sterlina për fshatin e tij, në mënyrë që aty të luftohet virusi dhe të mos ketë pasoja të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë…