Pas Lutës vetizolohet edhe Xeni

18 mars 2020 | 12:15

Këngëtari Shkëlzen Jetishi-Xeni, para disa dite ishte në një ditëlindje në Gjilan, ku ka kënduar këngëtari Muhamet Sejdiu, i cili tashmë ka dal pozitiv me koronavirus.

Xeni ka konfirmuar për “Magazina.al”, se ka disa ditë që është vetizoluar dhe po qëndron në shtëpi.

“Po unë jam izoluar pasi kam qenë në atë ditëlindje. Nuk kam ndonjë shqetësim shëndetësor kam bërë kontrolle tek mjeku dhe jam mirë, më kanë kontaktuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Po qëndrojë brenda me familjen time”, ka thënë Xeni.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, është vetizoluar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, I cili po ashtu ishte në këtë aheng./Magazina.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Sadio Mane njihet si një nga lojtarët më të…