‘NLB Banka’ dhuron 10 aparatë për prodhimin e oksigjenit për ShSKUK-në

18 mars 2020 | 14:07

Ekipet mjekësore shpëtojnë jetë çdo ditë. Mjekët, infermierët dhe personeli në spitale po përballen në baza ditore me gjendjen e rëndë të shkaktuar nga coronavirus COVID-19 që po përhapet edhe në Kosovë.

Kushtet me të cilat po përballen dhe sakrifica e tyre është arsyeja që “NLB Banka” sot ka dhuruar 10 aparatë për prodhimin e oksigjenit për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), duke kontribuar kështu në lehtësimin e kësaj gjendje emergjente për shëndetin publik.

Kryetari i Bordit udhëheqës të “NLB Bankës” në Prishtinë, Albert Lumezi, ka thënë se në këto momente në të cilat është duke kaluar vendi kemi nevojë për njeri-tjetrin.

“Si bankë, e kemi për mision të jemi përgjegjës ndaj shoqërisë dhe të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Prandaj, ky donacion besojmë se është i nevojshëm në këto momente të vështira. Gjendemi para një periudhë stresuese por së bashku do ta kalojmë. Ne kemi nevojë për njëri tjetrin, andaj ju bëj thirrje të jemi sa më solidar në këto momente”, ka thënë Lumezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve me koronavirus në gjithë botën ka kaluar…