Deputeti i AAK-së: Zëvendëskryeministër, mos e gënje popullin!

18 mars 2020 | 14:36

 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka reaguar ndaj deklaratës se zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, i cili ka thënë se janë ofruar lehtësira për të gjithë ata që kanë kredi në banka.

Syla ka bërë me dije se ka shkruar personalisht në bankë për t’u informuar rreth këtyre lehtësirave, por sipas tij premtimi i Hotit ishte vetëm një gënjeshtër.

“Zëvendëskryeministër, mos e gënje popullin. Sot personalisht isha në bankë për t’u informuar rreth lehtësirave që premtoi z. Hoti, sa i përket borxheve (kredive) që kanë qytetarët ndaj bankave. Në fakt nuk ka kurrfarë lehtësirash. Vetëm një gënjeshtër e madhe. Z. Hoti mos e mashtro popullin, i cili po përballet mbase me krizën më të madhe këto dy dekada. Veproni. Mos gënjeni. Ndihmë quhet pezullimi i kredive për disa muaj të caktuar, siç është bërë në shumë shtete. E jo deklaratat e kota në konferenca mediatike”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Twitter" ka krijuar një emoji të re të larjes së…