Presidenti Thaçi takoi kryetarët e odave ekonomike

18 mars 2020 | 14:48

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukuqin, si dhe Kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekën, me të cilët ka biseduar për hapat që duhet ndërmarrë për t’i ndihmuar punëtorët dhe afaristët kosovarë në rrethanat e krijuara pas përhapjes së virusit COVID-19.

Presidenti Thaçi është shprehur se pandemia e COVID-19 është sfidë për shëndetësinë, por edhe për ekonominë e Kosovës dhe të tërë globit.

“Është e rëndësishme që të ndërmerren hapa për ta ruajtur edhe ekonominë e vendit”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ka deklaruar se shteti do të ndërmarrë masa që t’iu dalë në ndihmë të gjithë atyre që do të goditen edhe në aspektin ekonomik nga rrethanat e krijuara nga COVID-19.

Ndërsa kryetarët Ruqiki dhe Zeka, kanë dhënë  rekomandimet e tyre si të ndihmohen punëtorët dhe bizneset, por edhe kompanitë që ofrojnë shërbime për qytetarët në ditët dhe në muajt në vijim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…