Limaj mbështet dekretin e presidentit për gjendje të jashtëzakonshme

18 mars 2020 | 14:58

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një konferencë për media ka folur për zhvillimet e fundit politike e edhe sa i përket koronavirusit COVID-19.

Limaj ka thënë se nuk është koha për përplasje politike por për unifikim.

Ai ka thënë se Nisma e përkrah thirrjen e presidentit Hashim Thaçi për gjendje të jashtëzakonshme.

“Do ta kalojmë bashkë këtë situatë. Kjo situatë është moment që na bën të reflektojmë, kjo nënkupton, solidarizim, kujdes e jo panik”, ka deklaruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA vendosi zyrtarisht që të zhvendoste kampionatin Evropian 2020 për…