Nxënësit e shkollës “The British School of Kosova”, filluan sot mësimin online

18 mars 2020 | 15:21

Që nga pezullimi i mësimit nga MASHT, si masë parandaluse për përhapjen e virusit COVID-19, stafi i shkollës “The British School of Kosova” (BSK), ka qenë duke punuar me përkushtim për të sjellë tek nxënësit e kësaj shkolle një platformë efektive për mësimin në distancë.

“Përmes procesit te mësimit në distancë, nxënësit e BSK do të kenë mundësinë të marrin dhe të shkëmbejnë njohuritë, bazuar në planprogramin mësimor të planifikuar për këtë vit shkollor, me anë të klasave virtuale interaktive dhe gjithëpërfshirëse që ndodhin në kohë reale”, tha drejtoresha e shkollës Diana Qarkaxhija.

Drejtoresha Qarkaxhija, ceki se sot u inicua platforma e mësimit në distancë me mbajtjen e një ore të kujdestarisë gjatë së cilës nxënësit morrën informacionet e duhura për ditët në vijim. “Ora e kujdestarisë u mbajt me pjesëmarrjen e pothuaj të gjithë nxënësve të nivelit të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.

Nxënësit patën mundësinë që në mënyrë interaktive të komunikojnë me kujdestarët e tyre dhe me shokët e shoqet njëkohësisht”.
Gjithashtu, edhe në nivelin fillor u mbajt një takim virtual i mësuesve me prindërit e nxënësve të tyre ku u ndanë informacionet e njëjta.

Znj. Qarkaxhija, është marr vendim që platformë e mësimit në distance do t’u ofrohet nxënësve të “The British School of Kosova” deri në kthim në objektet shkollore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave dhe Transfereve, ka bërë me dije se …