Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

18 mars 2020 | 15:32

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, ka emëruar Enver Dugollin, zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.

Kurti i ka uruar punë të mbarë dhe suksese Dugolli në angazhimin e tij në këtë ministri shumë të rëndësishme për vendin, duke thënë se beson që këtë detyrë ai do ta kryejë me profesionalizëm të lartë.

Enver Dugolli është lindur më 27 janar 1963, në Nekoc të Drenicës. Studimet e nivelit master i Sociologjisë, i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës.

Ai ka qenë i burgosur politik dy herë, në vitin 1981 dhe 1997. Në burgje të ndryshme, ai ka mbajtur mbi 10 vite burg. Nga burgosja e dytë është liruar në vitin 2001.

Dugolli ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai ka kryer detyra të rëndësishme ushtarake me gradën kolonel. Ai është pensionuar nga detyra e atasheut ushtarak në Tiranë me gradë gjeneral në pension.

Në vitin 2019 ka botuar librin “QARK I (PA)MBYLLUR BURGJESH”. Aktualisht është anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje e Siguri në Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit u ka…