Mustafa e përseritë: Vendimi për shkarkimin e Veliut, i papranueshëm

18 mars 2020 | 16:31

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot në orën 18:00 do ta mbledhë Kryesinë e saj pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Në një deklaratë për media, lideri i LDK-së ka thënë se vendimi i Kurtit për shkarkimin e Veliut nga posti i ministrit, për këtë subjekt politik është i papranueshëm.

“Vendimi për ne është totalisht i papranueshëm. Vendimi është shkelje e marrëveshjes së koalicionit dhe për këtë arsye e kemi thirrur Kryesinë dhe aty do të vendosim dhe pastaj do t’u njoftojmë me vendimin e Kryesisë”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festivali Europian i Këngës-Eurovizion;  ka anuluar edicionin e vitit 2020.…