Pezullohen lejet e të burgosurve, mbi 2 500 shqiptarë të izoluar

19 mars 2020 | 11:05

Një mase e re ekstreme është marrë si rrjedhojë e përhapjes së koronavirusit në Greqi.

Mësohet se Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit ka pezulluar të gjitha lejet e të burgosurve. Janë mbi 12 500 të burgosur që mbeten të izoluar e mbi 2 500 prej tyre janë shqiptarë.

Ky vendim ekstrem ka revoltuar të burgosurit në 28 burgjet e vendit fqinj, për 4 000 leje vjetore të humbura. Gjithashtu, ministria ka vendosur forca policore ekstra dhe roje sigurie pranë burgjeve për të shmangur ndonjë arratisje të mundshme apo përleshje mes të burgosurve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitia, pas përhapjes së koronavirusit e regjistrimit të rasteve të…