Pse këta vullnetarë zgjodhën të merrnin pjesë në testimin e vaksinës kundër koronavirusit?

19 mars 2020 | 11:11

Neal Browning dhe Jennifer Haller po ofrojnë një ndihmë të madhe për studiuesit që të gjejnë një vaksinë për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Të dy bëjnë pjesë në një grup prej 45 individësh të shëndetshëm, të cilët kanë dalë vullnetarë, në Uashington.

Dke folur për CNN, Browning tha se po e bën këtë për ta zgidhur situatën sa më shpejt të jetë e mundur për pjesën tjetër të botës.

“Nëse jam sa duhet i shëndetshëm për të dhënë kontributin tim në kërkime dhe për të shpresuar të gjendet një vaksinë sa më shpejt, pse të mos e bëja?”- tha ai.

Browning tha se ai nuk i tregoi familjes që do të bëhej vullnetar për studimin deri në minutën e fundit dhe tani ata mendojnë se është diçka shumë e mirë kjo që babi po bën.

“Unë mendoj se është e rëndësishme për ta të mësojnë se si një anëtar i shoqërisë, duhet të ndihmojë me sa mundet, por gjithashtu që ka 44 njerëz të tjerë që janë pjesë e studimit. Nuk është vetëm babai atje që përpiqet ta bëjë botën një vend më të mirë.” tha ai.

Haller tha se ishte një vendim i thjeshtë për të. “Jam kaq e privilegjuar që të jem e shëndetshme dhe të kem familje dhe miq përreth. Unë punoj për një kompani që lejon fleksibilitetin për të pushuar dhe për të punuar në distancë sa herë që kam nevojë. Ka kaq shumë amerikanë tani, të cilët nuk e kanë këtë privilegj dhe janë të shqetësuar për pagesën e qirasë dhe për mënyrën se si do t’i ushqejnë fëmijët nëse humbasin punën. Ka kaq shumë gjëra për të cilat njerëzit janë të shqetësuar tani.”- i tha ajo CNN-it.

Ajo ndihet e “bekuar” që ka mundësinë për të bërë diçka që mund të sjellë ndryshimin.

Gjykimi i vaksinës, i financuar nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmndjeve Infektive, filloi të hënën dhe pritet të zgjasë për 6 javë. Aktualisht, nuk ka ende një vaksinë për koronavirusin.

Faza e parë e gjykimit ka për qëllim që vaksina të jetë e sigurtë dhe të japë një përgjigje të dëshiruar nga sistemi imunitar i pjesëmarrësve./classlifestyl

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komunat veriore të Kosovës nuk i kanë përfillur masat e…