Rusia raporton rastin e parë të vdekjes nga Covid 19

19 mars 2020 | 11:14

Rusia ka regjistruar viktimën e parë nga Covid 19. Njoftimi u dha ditën e sotme nga autoritetet shëndetësore në vend. Pacientja ishte një grua 79 vjeçe, e cila ishte shtruar në spital më 13 mars në Moskë.  “Ajo vuante nga disa sëmundje kronike, duke përfshirë diabetin e tipit 2, aterosklerozën dhe hipertensionin”, tha Qendra Kombëtare e Reagimit të Koronavirusit në një deklaratë.

Në njoftim thuhet se pacientja së pari u shtrua në spital në një klinikë private, përpara se të transferohej në një strukturë speciale, ku ajo rezultoi pozitive me koronavirus.

Gruaja pësoi dështim të frymëmarrjes dhe mori trajtim në një njësi të kujdesit intensiv.

Rusia tani ka 147 raste të të infektuarve me koronavirus. Vendi ka vendosur kufizime të udhëtimit për mbërritjen e shtetasve të huaj dhe Moska ka ndaluar tubime të mëdha publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neal Browning dhe Jennifer Haller po ofrojnë një ndihmë të…