Drejtor i IKShPK-së, thirrje kryetarëve: Ndiqeni shembullin e Suharekës

19 mars 2020 | 11:23

Naser Ramadani, drejtor i IKShPK-së, u ka bërë thirrje të gjitha komunave në territorin e Kosovës, që t’i evidentojnë mysafirët që vijnë në komunat e tyre.

Një gjë të tillë po e praktikon edhe Komuna e Suharekës.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka obliguar kryetarët e fshatrave që të merren me evidentimin e secilit qytetar që ka ardhur në Kosovë javët e fundit.

Këtë thirrje dhe veprim e ka përshëndetur drejtori Ramadani, i cili ka bërë thirrje që ta ndjekin këtë shembull të Suharekës.

 

“APEL KOMUNAVE TË KOSOVËS!

NDIQNI SHEMBULLIN E SUHAREKËS!

EVIDENTONI MUSAFIRËT QË TI PRESIM SA MË MIRË!

TI MBROJMË NGA COVID-19 DUKE I URUAR QËNDRIM TË KËNDSHĒM NË SHTËPITË E TYRE NË VETËKARANTIN!”, ka thënë ai.

Ndryshe, edhe sot po vazhdon pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve dhe shesheve në Suharekë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për Informim dhe Privatësi këshillon personelin mjekësor, i cili…